Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga policia dhe inspektoriatet përgjegjëse që të respektojnë vendimet e Qeverisë gjatë kontrollove në lidhje me masat kundër pandemisë.
Përmes një postimi në Facebook, shoqata ka shprehur shqetësimin për sjelljet e zyrtarëve policorë.
“Është bërë praktikë kohët e fundit që zyrtarët policorë janë duke shkaktuar problemë pranë lokaleve të gastronomisë. Konkretisht kjo ka të bëjë me sjelljet e tyre që janë të pahijshme dhe drejtohen ndaj klientëve dhe stafit në hapësirat e lokaleve”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e postuar.
Më tutje, thuhet se “kjo çfarë po shohim kohët e fundit, është shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut,” derisa është kërkuar nga qytetarët që të raportohet çdo rast që është në kundërshtim me ligjet në fuqi.