Bashkëpunim për të dal nga “kriza e përbashkët” e pandemisë kanë kërkuar gastronomët e Kosovës nga kryeministri i sapozgjedhur Albin Kurti.

Duke uruar qeverinë e re të drejtuar nga Kurti, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrtit që të krijohet një bashkëpunim për të kaluar periudhën e pandemisë.

“Ne nuk duam ta kapim per fyt qysh ne ditet e para, me presion, zhurme, protesta. Ne thjeshte kerkojme nga ta bashkepunim, qe te dalim nga kjo krize e perbashket qe po kalojme”, ka shkruar Petrit Kllokoqi në Facebook.

Më tutje, kryetari i Shoqatës ka kërkuar nga qeveria e Kurtit që të krijohet një bashkëpunim direkt rreth vendimeve në lidhje me pandeminë.

“Po shpresojme qe lajmet mos t’i marrim vesh nepermjet mediave, po ashtu siç na eshte premtuar nga vete subjekti qe tanime ka filluar qeverisjen, qe te ulemi se bashku, te bisedojme, dhe vendosim per te ardhmen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *