Tradhtar të shtetit dhe të kombit malazias, e ka quajtur gazetari kosovar Vehbi Kajtazi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.  

“Vjen nje shqiptar ne pushtet ne Mal te Zi, e behet tradhtari ma i madh i shtetit dhe kombit malazias. Ky eshte Dritan Abazoviq”, ka shkruar Kajtazi në Twitter.

Ky reagim vjen pasi Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, njoftoi të mërkurën se ka nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe që parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore e para reagoi Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit, e cila njoftoi se sot do të ndërmarrë nismën për mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *