Procesi i liberalizimit të vizave “është dëmtuar në të kaluarën” për shkak të mungesës së shtetit ligjor, ka thënë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend, Gërvalla tha se përpos Francës dhe Holandës ka edhe shtete tjera që janë skeptike rreth liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Procesi është dëmtuar në të kaluarën. Argumenti i shteteve skeptike është mungesa e shtetit ligjor dhe këtu Qeveria do të duhej të punonte shumë që çdo ditë të ofronte dëshmi të shtetit ligjor. Institucionet e BE-së e kanë dhënë fjalën e tyre. Mbetën disa shtete anëtare si Franca, Holanda por jo vetëm këto shtete. Nuk do të lëmë gur pa lëvizur, në mënyrë që skepticizmin që ekziston ta heqim”, ka deklaruar Gërvalla-Schwarz, transmeton Zëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *