Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është i domosdoshëm një infuzion financiar, në ekonominë e vendit, për t’i rikthyer qytetarëve besimin e humbur.
“Nëse nuk do të ketë rritje të konsumit atëherë vërtet rimëkëmbja do të jetë shumë e vështirë por definitivisht është koha kur duhet të kalkulohet dhe të hulumtohen mundësitë e grumbullimit të një projekti ose një buxheti prej 1 miliardë e 400 milionë euro që do të jetë në funksion të rimëkëmbjes”, ka thënë Gërxhaliu për Ekonomia Online.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës thas se duhet analizuar të gjitha mundësitë për rimëkëmbje të ekonomisë, dhe që sipas tij, në këtë drejtim nuk duhet të anashkalohet edhe mundësia e rritjes së borxhit publiku.