Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-së Nicholas Giacobbe, ku ndër të tjera kanë biseduar për dialogun me Serbinë.  

Përmes një postimi në Twitter, zyrtari amerikan ka lënë të kuptohet se një marrëveshje gjithpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodh gjatë mandatit të qeverisë së drejtuar nga Kurti.

“Kisha kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi sot për të diskutuar një varg çështjesh, përfshirë këtu planin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, gjatë mandatit të tij qeverisës”, ka shkruar Giacobbe.

Një ditë më parë, në Bruksel u mbajtën takimet e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, por nuk është zhvilluar një takim trepalësh.

Gjatë dy ditëve negociata, delegacionin e Kosovës e udhëhoqi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se tema të diskutimit kanë qenë energjetika, të zhdukurit e luftës dhe përfaqësimi në nismat rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *