Nga data 14-16 shkurt, në Mynih të Gjermanisë, do të mbahet Konferenca për Siguri.
Ndër të pranishmit do të jetë Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i cili ka thënë për gazetaën ‘Sputnik’ se në këtë tubim do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Albin Kurti do të jetë i pranishëm në panelin e përbashkët në Mynih, ku edhe unë do të jam i pranishëm, kështu do të shohim se si do të jetë atmosfera. Nuk mendoj se do të jetë e hapur për publikun, por më duket se do të jetë një mundësi e mirë për të vlerësuar drejtimin në të cilin mund të fillojnë bisedimet. Kjo është arsyeja pse ky qëndrim në Mynih ka një rëndësi të madhe për ne, sepse do të vlerësojmë se cilët janë hapat e mëtejshëm të qeverisë së Prishtinës, cilët janë hapat e gjermanve, amerikanëve dhe të gjithë të tjerëve në bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Vucic, transmeton Gazeta Express.
Përpos kësaj, Vucic tha se gjatë qëndrimit në Mynih pret të takohet edhe me Përfaqësuesin Special të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.