Gjatë muajit janar pritet që Shqipërinë ta vizitoj Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan.
Siç transmeton Euronews Albania, presidenti turk do të mbajë një fjalë përshëndetëse në seancën e parë të parlamentit shqiptar për sezonin e ri.
Seanca e parlamentit do të mbahet më 17 janar.
Nuk është e qartë se si do të jenë zhvillimet tek deputetët e Partisë Demokratike e cila ka përjashtuar përgjithmonë ish-kryetarin Sali Berisha.
Nga ana e Grupit të Rithemelimit të PD-së është paralajmëruar për protesta të mëtejshme.