Gjatë muajit janar pritet që Shqipërinë ta vizitoj Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan.

Siç transmeton Euronews Albania, presidenti turk do të  mbajë një fjalë përshëndetëse në seancën e parë të parlamentit shqiptar për sezonin e ri.

Seanca e parlamentit do të mbahet më 17 janar.

Nuk është e qartë se si do të jenë zhvillimet tek deputetët e Partisë Demokratike e cila ka përjashtuar përgjithmonë ish-kryetarin Sali Berisha.

Nga ana e Grupit të Rithemelimit të PD-së është paralajmëruar për protesta të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *