Që nga vitet 2014 dhe 2015, kur në Kosovë nisi fluksi i largimit të qytetarëve drejt vendeve evropiane, deri më tani janë riatdhesuar mbi 40.000 persona që në ato vite ishin larguar nga vendi.

“Janë riatdhesuar mbi 40.000 qytetarë të Kosovës. Rreth 90 për qind e tyre kanë qenë nga Gjermania, sepse Gjermania ishte shteti ku më së shumti kosovarë kanë kërkuar azil ”, ka thënë për KTV, Valon Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB.

“Në vitin 2014 dhe 2015, si ju kujtohet, e kemi pasur një fluks të qytetarëve të Kosovës, që migruan në mënyrë jo të rregullt në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian dhe që 2015-ta ai fluks është ndërprerë, derisa pat filluar riatdhesim masiv i tyre, kryesisht nga Gjermania”.

Ndërsa, Krasniqi tha se tani ka rritje të numrit të azilkërkuesve që nga viti 2018 kur në Kosovë, azil kërkuan 600 persona, kurse në vitin 2019 pati rreth 2100 migrantë që u strehuan në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *