Disa ditë pasi u shpall e zhdukur, mendohet se është gjetur trupi i aktores amerikane Nata Rivera.
Policia në Ventura County në Kaliforninë Jugore ka njoftuar ditën e hënë se është gjetur një trup në liqenin ku aktorja ishte shpallur e zhdukur.
Që nga dita e mërkurë, e javës së kaluar, policia ka qenë në kërkim të aktores Rivera e cila ishte zhdukur në liqenin Piru, derisa djali i saj katër vjeçar ishte gjetur në barkë i gjallë.
Rivera mendohet se është mbytur në liqen, derisa gjatë orëve në vazhdim pritet të konfirmohet nëse trupi i gjetur sot është i aktores 33 vjeçare.