Në Gjermani ka kaluar mbi tre milionë numri i personave të infektuar nga koronavirusi.
Të dhënat nga Qendra Robert Koch kanë treguar se numri i vdekjeve nga sëmundja COVID-19 ka arritur në 78.452.
Javën e kaluar autoritetet regjistruan një shkallë prej 136.4 të infektuar për 100.000 banorë, transmeton REL.
Autoritetet shëndetësore gjermane paralajmëruan të premten se spitalet mund të mbingarkohen pa masa më të ashpra kombëtare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.