Sapo të dalin rezultatet përfundimtare duhet të krijohet menjëherë qeveria e re në Kosovë, kanë bërë thirrje dy shtetet kryesore evropiane Gjermania dhe Franca.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i ka bërë thirrje fituesve të zgjedhjeve të 14 shkurtit që të formojnë “shpejtë” qeverinë e re dhe të zgjedhin presidentin e ri.

“Gjermania dhe Franca i urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatet e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhje të presidentit, sapo të përfundojnë rezultatet”, ka shkruar Rohde.

Gjithashtu, Rohde ka thënë se Gjermania dhe Franca “qëndrojnë të gatshme për të përkrahur vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja”.

Javën e kaluar, edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje partive fituese në Kosovë, që të formojnë Qeverinë “shpejt dhe me efikasitet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *