Situata politike në Bosnjë-Hercegovinë ka ngritur shqetësimet e qeverisë gjermane për frikën se mund të ketë një konflikt në rajonin e Ballkanit.

Raporti i paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) Christian Schmidt ka shprehur shqetësimin në lidhje me deklaratat e bëra nga presidenti i serbëve në Bosnjë-Hercegovinë Milorad Dodik.

“Thirrjet për shkëputje dhe për hapa për dobësimin e  shtetit në tërësi janë të papërgjegjshme dhe krejtësisht të papranueshme”, thuhet ndër të tjera në një prononcim të  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për DW.

Ministria e Jashtme gjermane gjykon më tej se Bosnja-Hercegovina po ecën prapa, dhe se ekziston rreziku i një krize të përhershme me pasoja negative për qytetarët e të gjithë vendit.

Në deklaratën e ministrisë së jashtme gjermane thuhet se po bëhen konsultime intensive me partnerë, “veçanërisht në BE”, për të shmangur zhvillime që rrezikojnë stabilitetin në gjithë rajonin.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *