Kufijtë e Gjermanisë kanë nisur gradualisht të hapen, por fillimisht vetëm për vende të caktuara.

Derisa për vendet e treta, ku bënë pjesë edhe Ballkani Perëndimor, është vendosur që ndalimet të zgjaten deri më 15 qershor, me vendet fqinje kufiri gjerman do të hapet gjatë kësaj jave.

Duke filluar që nga dita e shtunë kontrollet në kufi me Austrinë, Zvicrën dhe Francën nuk do të jenë më sistematike, por vetëm rastësore, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, transmeton DW.

Sipas Seehoferit, të mbyllura do të mbeten  udhëtimet  nga Italia dhe Spanja, ku ende niveli i  infeksioneve është i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *