Gjermania mundet në të ardhmen ta ligjëroj kryerjen e orarit të punës nga shtëpia, edhe pas përfundimit të masave kundër koronavirusit.
Ministri i Punës, Hubertus Heil, ka treguar se synon ta paraqes propozimin si legjislacion gjatë kësaj vjeshte.
“Kushdo që dëshiron dhe që ia lejon puna, duhet të jetë në gjendje të punojë nga shtëpia, edhe kur pandemia të ketë mbaruar”, ka thënë Heil, transmeton Radio Evropa e Lirë.
“Ne po mësojmë gjatë kësaj pandemie se sa shumë punë mund të bëhet nga shtëpia”, shtoi ai.
Megjithatë, sipas tij, përmes këtij projektligji nuk do të bëhet e detyrueshme puna nga shtëpia, mirëpo vetëm do të mundësohet një gjë e tillë.
“Njerëzit mund të zgjedhin që të punojnë plotësisht nga shtëpia, ose ta bëjnë këtë vetëm për një ose dy ditë në javë”, tha ai.