Gjermania do të largoj masat kundër koronavirusit gradualisht përmes aplikimit të tri fazave.

Pas takimit me kryeministrat e landeve, Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se pandemia dhe varianti Omikron kanë arritur kulmin dhe gjendja po përmirësohet.

Scholz tha se kjo mundëson filimin e heqjes graduale të masave.

Siç transmeton DW, në fazën e parë do të lejohet futja në dyqane e të gjthë qytetarëve vetëm me maska, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo shëruar. Për personat e vaksinuar apo shëruar nuk do të ketë më kufizime për takimet me të tjerët, ndërsa të pavaksinuarit deri me datën 19 mars mund të takojnë vetëm dy persona të tjerë jashtë familjes së tyre.

Faza e dytë fillon më 4 mars kur do të ketë lehtësime për gastronominë dhe hotelet. Aty do të vlejë rregulli 3G (të vaksinuar, të shëruar apo testuar). Diskotekat dhe klubet do të hapen, por duke respektuar rregullat 2G (të vaksinuar apo shëruar), ndërsa në manifestimet e mëdha brenda mund të mblidhen deri në 6000 persona ose 60% e kapaciteteve, jashtë mund të grumbullohen deri në 25.000 shikues, ose 75% e kapaciteteve. Në këto manifestime do të vlejnë rregullat 2G apo 2G plus.

Më në fund, më 20 mars do të pezullohen të gjitha masat e rëndësisshme kufizuese shoqërore, ekonomike dhe sociale. Më datën 20 mars hiqet edhe obligimi i punës nga shtëpia.

Më pas mbetet vetëm mbajtja e maskave në vende të caktuara – trafik apo objekte të mbyllura.

Por Scholz tha se vaksinimi mbetet si synimi kryesor. “Vaksinimi me detyrim është i domosdoshëm dhe mund të pritet në vjeshtën e këtij viti”, tha ai. Takimi i radhës ku do të shqyrtohet gjendja do të mbahet me 17 mars. Por që tani është e qartë se kostot e deritanishme të pandemisë kanë qenë jashtëzakonisht të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *