Kancerlarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar planet për lehtësimin e masave të izolimit ndaj koronavirusit.
Deri më 3 maj do të mbeten në fuqi rregullat për distancë shoqërore, derisa Merkel ka rekomanduar që të vazhdohet përdorimi i maskave në dyqane dhe në transportin publik.
Që nga java e ardhshme, dyqan do të hapen pjesërisht.
Ndërkohë, shkollat gradualisht do të fillojnë të rihapen nga 4 maji.
Deri më 31 gusht do të mbeten të ndaluara tubimet e mëdha publike, përshirë shërbimet religjioze. Gjithashtu, kafenetë, restaurantet, kinematë dhe lokalet muzikore do të mbeten të mbyllura.