Deklarimet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth idesë së shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kanë nxitur reagime të shumta.

“Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon” kishte thënë një ditë më herët Borrell.

Ndërkohë, një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë, i ka thënë Gazetës Express se qëllimi është të arrihet një marrëveshje që do t’i shërbente popullsisë në të dy vendet.

“Qeveria Federale vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun për normalizim midis Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Synimi mbetet arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i shërbente popullsisë në të dy vendet dhe që do t’i kontribuonte stabilitetit të rajonit”, citon gazeta zëdhënësit e qeverisë gjermane, pa i përmendur emrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *