Gjermania i është bashkuar shteteve që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës kundër Covid-19 të prodhuar nga AstraZeneca.

Pas disa rasteve të rënda tromboze pas vaksinimit me vaksinën e firmës AstraZeneca Kopenhaga e pezulloi përdorimin e saj. Ky hap u pasua nga Norvegjia, Islanda, Bullgaria, Irlanda dhe të dielën në mbrëmje edhe nga Holanda. Austria, Estonia, Letonia, Lituania dhe Luksemburgu, të cilat pezulluan përdorimin e një serie të vaksinës. Kurse Italia dhe Rumania pezulluan përdorimin e një serie tjetër.

Një zëdhënës i Ministrisë Federale të Shëndetësisë tha në Berlin se ky vendimi për pezullim u parapri nga një rekomandim i Institutit Paul Ehrlich (PEI) në pritje që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të vendosë lidhur me përdorimin e mëtejshëm të vaksinës, transmeton DW.

Firma britaniko-suedeze AstraZeneca e mbrojti vaksinën e saj dhe theksoi se analiza e më shumë se dhjetë milion rasteve nuk kishte treguar “asnjë dëshmi për rrezik në rritje të embolisë pulmonare ose të trombozës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *