Në Gjermani është shënuar numri më i lartë i të prekurve me koronavirus brenda një dite, gjithsej 4,058 raste.

Ky është numri më i madh që nga muaji prill, dhe ka shqetësuar zyrtarët shëndetësorë në këtë vend.

Rritje të të infektuarve ka patur edhe në Republikën Çeke, Ukrainë dhe Poloni.

Ndërkohë, në Itali është bërë e detyruar mbajtja e maskave në vende publike, derisa në Bruksel kafenetë dhe baret do të mbesin të mbyllura edhe për së paku një muaj.

Në Angli, janë paralajmëruar masa të reja nga fillimi i javës tjetër, ku mund të ndodh që të mbyllen edhe restaurantet dhe kafenetë.

Deri më tani, afër 37 milionë raste janë konfirmuar në gjithë botën, derisa të vdekur janë 1.05 milionë persona, sipas të dhënave të John Hopkins University.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *