Mali i Zi po emancipohet seriozisht si shoqëri dhe një nga dëshmitë për këtë është edhe kandidatura e Dritan Abazoviq për kryeministër, është shprehur Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

“Rrethana të cilën ju e përmendni, se Dritan Abazoviqi është kandidat për kryeministër në Mal të Zi, e vërteton një gjë që jua thashë më parë. Mali i Zi po emancipohet seriozisht si shoqëri”, tha Gjukanoviq në një intervistë për KOHA.

Gjukanoviq gjithashtu tha se Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës pasi beson se është i vetmi shikim i drejtë kah e ardhmja.

Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës për shkak se ishte i bindur, si atëherë ashtu edhe tani, se ky është i vetmi shikim i drejtë kah e ardhmja”, tha Gjukanoviq.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *