Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq thotë se partia e tij, Partia Demokratike e Socialistëve është e gatshme të mbështes një qeveri të pakicës.

“Ne jemi të gatshëm ta mbështesim një qeveri të tillë, por nuk do të marrim pjesë në të. Padyshim që u deshën 14 muaj përvojë të pasuksesshme si kjo për t’u kthyer tek propozimi ynë fillestar”, thotë Gjukanoviq.

Në një intervistë për DW, ai thotë se “falë opozitës shtetformuese, Mali i Zi arriti t’i rezistojë ofensivës së Beogradit”.

Gjukanoviq tha se ai dhe partia e tij mbështesin çdo qeveri që do të promovojë demokracinë multietnike në Mal të ZI dhe kështu të dërgoj vendin drrejt Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *