Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se pret që çështja e demarkimit të kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës të përmbyllet ‘në të ardhmen e afërt’.

“Nëse më pyesni nëse kjo çështje është zgjidhur, përgjigja ime është ‘Po’, dhe nëse duhet ta përmbyllim këtë proces të demarkacionit në terren sepse akoma nuk është mbyllur përgjigja ime është sërish ‘Po’. Besoj se në të ardhmen e afërt do ta përmbyllim këtë çështje”, ka deklaruar Gjukanoviq për RTK.

Presidenti i Malit të Zi ka vizituar të mërkurën Kosovën.

Gjukanoviq ka theksuar se në vitin 2018, presidentët e asaj kohe Vujanoviq dhe Thaçi, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, ku janë nisur nga fakti se është nënshkruar  marrëveshja e cila duhet të ratifikohet në kuvendet e të dyja shteteve për të formuar më pas një Komision të përbashkët, i cili do të merret me demarkacionin në kuptimin teknik.

“Brenda kësaj nënkuptohet nuk është ndonjë specifikë e marrëdhënieve tona, kjo është një zgjedhje e zakonshme që ky komision i përbashkët të ketë mundësi t’i zbatojë disa korrigjime që do të jenë në interesin e përbashkët, e të cilat do të jenë të dakorduara e që do t’i kontribuojnë mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë dhe zgjedhjes më të suksesshme. Nëse më pyesni nëse kjo çështje është zgjidhur, përgjigja ime është ‘Po’, dhe nëse duhet ta përmbyllim këtë proces të demarkacionit në terren sepse akoma nuk është mbyllur përgjigja ime është sërish ‘Po’. Besoj se në të ardhmen e afërt do ta përmbyllim këtë çështje”, ka shtuar Gjukanoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *