Paralajmërimi nga Qeveria e Kosovës për rikthim të reciprocitetit me Serbinë ka nxitur reagimin e ambasadorit serb në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për Politika, Marko Gjuriq është shprehur se drejtuesit e vendit të tij nuk do të lejojnë “kërcënime dhe shantazhe”.

Siç transmeton Koha.net, Gjuriq tha se shteti serb dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, “të cilët janë të vendosur për dialog konstruktiv, sigurisht që nuk do të lejojnë që Kurti apo udhëheqës tjetër shqiptarë të fusë gjuhën e kërcënimeve dhe shantazheve”.

Para zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kryeministri i tanishëm i Kosovës Albin Kurti paralajmëroi se kur të marrë pushtetin do ta rikthej reciprocitetin që e kishte hequr qeveria e kaluar.

“Është obligim i Qeverisë dhe i kryeministrit Kurti që të mbrojë qytetarët e Republikës dhe interesat e shtetit të Kosovës. Andaj edhe do të ketë masa reciprociteti me secilin shtet, duke përfshirë edhe Serbinë, në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme, të cilat shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara”, pati deklaruar Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë, ditë më parë, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *