Një arritje e madhe për komunitetin LGBT është shënuar sot në Shtetet e Bashkuara.
Gjykata e Lartë deklaroi se ligjet federale të punësimit ndalojnë diskriminimin ndaj punonjësve LGBTQ.
Kjo do të thotë që punëdhënësit që largojnë nga puna punëtorët vetëm pse janë gej apo transgjinor thyejnë ligjet e vendit për të drejtat civile.
Me një rezultat 6-3, gjykata deklaroi se një “punëdhënës që pushon një individ thjesht se është homoseksual ose transgjinor” shkel Nenin VII të Ligjit për të Drejtat Civile të vitit 1964.