Amendamentet kushtetuese rreth mandatit të Dhomave të Specializuara, propozuar nga Hashim Thaçi, kur ai ishte president i Kosovës, janë vlerësuar nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë si të dëmshme për të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.

Më 25 gusht, ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozim për amendamentin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Thaçi në propozimin e tij dërguar Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare.

Në komunikatën e fundit lëshuar nga Dhomat e Specializuara saktësohet se “mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuara ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre”.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, tha se tani është e mbyllur çështja e kërkesës së Thaçit për amendamentimin e Kushtetutës.

“Ky vendim i sotëm e mbyll atë çështje”, ka thënë Hasani.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *