Në seancën e sotme konstituive të parlamentit, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Konjufca është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lisa Guxo, derisa ka marrë 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancën konstituive janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit. Nga LVV, nënkryetare është zgjedhur Saranda Bogujevci. Nga PDK-ja Bedri Hamza është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, nga LDK-ja nënkryetar është zgjedhur Kujtim Shala. Ndërsa, Lista Serbe e ka propozuar Sllavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit.

Konsitutimi i kuvendit i hap rrugë formimit të ekzekutivit të ri, më shumë se një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjatë seancës së sotme janë betuar deputetët, ku të pranishëm ishin 114 deputetë, nga kuvendi prej 120 ulësesh.

Konstituimi i kuvendit i hap rrugë formimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *