Takimi i Kryeministrit Avdullah Hoti me delegacionin amerikan që po qëndron në Kosovë ka rezultuar me nënshkrimin e një marrëveshje e cila këkron zbatimin e marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Pjesë e delegacionit amerikan është edhe i dërguari për dialogun, Richard Grenell, i cili ka tha thënë se “jemi këtu për të treguar zotimin dhe angazhimin tonë për marrëveshjen për normalizim ekonomik”.

“Qytetarëve të Kosovës u janë bërë shumë premtime në të kaluarën, dhe ne përmes kësaj marrëveshje po bëjmë një zotim para jush që është zbatimi i marrëveshjes ajo për çka kemi ardhur. Ajo që ne po bëjmë përmes kësaj marrëveshjeje, dhe të gjithë stafet nga SHBA dhe përmes ambasadës amerikane, është që të shprehim përkushtimin tonë. Ajo që duam ne është përmbushja e marrëveshjes dhe të ecim përpara për një zhvillim ekonomik. Zhvillimi ekonomik, vendet e punës dhe energjia, do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit”, tha Grenell, transmeton RTKLive.

Ndërsa, kryeministri Hoti tha se kjo marrëveshje do të krijojë mijëra vende pune.

“Presim në javët e ardhshme ministrat dhe administrata e Trump të lëvizin konkretisht në zbatimin e marrëveshjes”, tha Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *