Richard Grenell, i dërguar i SHBA-ve për dialogun, ka mirëpritur veprimin e disa deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët i kanë dërguar letër kancelares gjermane, Angela Merkel, si kërkesë që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.
Deputetët kanë thënë në letrën dërguar Merkelit se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe tash i takon BE-së që të përmbush pjesën e saj të obligimit.
Ndërkohë, amerikani Grenell e ka vlerësuar këtë në këndvështrimin ekonomik.
“Më në fund. Ky është një lajm i mirëpritur edhe nëse ka si qëllim vetëm disa biznese. Përqendrimi i SHBA-së në normalizimin ekonomik ka motivuar evropianët të ndërmarrin veprime. Ne jemi të lumtur t’i shohim ata duke marrë udhëheqjen”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Nga sot, 1 korrik, Gjermania merr udhëheqjen e Këshillit Evropian.