Richard Grenell ka thënë se do të shikoj të ri-caktojë një takim tjetër, së shpejti, pasi takimi i paraparë për datën 27 qershor, ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, në Shtëpinë  e Bardhë, tashmë nuk do të zhvillohet.

Duke reaguar ndaj vendimit të Kryeministrit Avdullah Hoti, për mospjesëmarrje, Grenell ka shkruar në Twitter:

“E kuptojmë vendimin tuaj dhe shikojmë para për të ri-caktuar takimin së shpejti.”

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1276153078048268290

Takimi në Shtëpinë e Bardhë është parë si rinisje e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Deri te anulimi i këtij takimi erdhi pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë paraqiti të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *