Janë publikuar fotografitë e para nga mbërritja e Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Hoti është pritur nga i dërguari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.
Në fotot e shpërndara nga llogaria e Këshillit për Siguri Kombëtare, tregohet pritja që Grenell i ka bërë kryeministrit Hoti si dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të lehëtsojnë normalizimin ekonomik”, thuhet bashkangjitur në postimin shpërndarë përmes Twitter.