Votimin e qeverisë së re të Kosovës, me kryeministër Avdullah Hotin, e ka uruar ambasada amerikane në Kosovë.

“Urime për formimin në mënyrë paqësore të qeverisë së re. Presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqe, drejtësi dhe prosperitet, duke përfshirë edhe përpjekjet për të fuqizuar lidhjer rajonale dhe për të luftuar Covid-19.”, shprehet ambasada, transmeton Gazeta Shqip.

Ndërkohë i dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka mirëpritur votimin e qeverisë së re.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *