Greqia ka shpreh mbështetje për zbatimin e reformave që dërgojnë Kosovën drejt perspektivës evropiane.

Këtë mesazh e ka sjellë në Kosovë kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis gjatë takimit me Kryeministrin Albin Kurti.

“Ai përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media, transmeton KOHA.

Ndërkohë, Kurti ka vlerësuar nivelin e marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën, dhe shprehu interesin që të zgjerohet edhe më tej ky bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *