Greqia mbështet perspektivën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka ripërsëritur Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Të premten, kryeministri grek ka mirëpritur liderët shtetërorë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Selanik.
Përpara fillimit të samitit, Mitsotakis u takua veçmas me tre krerët e shteteve ballkanike, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në takim me Osmanin, ata diskutuan për perspektivat e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në sektorët e ekonomisë, energjisë, mbrojtjes së tragjëimisë kulturore, arsimit, turizmi, sportit, shëndetësisë e dixhitalizimit.
Siç transmeton Klan Kosova, Mitsotakis nënvizoi mbështetjen e vendosur të Greqisë për perspektivat e anëtarësimit të Kosovës në BE, si pjesë e integrimit të Ballkanit Perëndimor, një synim strategjik afatgjatë i Greqisë.