Greqia mbështet perspektivën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka ripërsëritur Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Të premten, kryeministri grek ka mirëpritur liderët shtetërorë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Selanik.

Përpara fillimit të samitit, Mitsotakis u takua veçmas me tre krerët e shteteve ballkanike, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në takim me Osmanin, ata diskutuan për perspektivat e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit  në sektorët e ekonomisë, energjisë, mbrojtjes së tragjëimisë kulturore, arsimit, turizmi, sportit, shëndetësisë e dixhitalizimit.

Siç transmeton Klan Kosova, Mitsotakis nënvizoi mbështetjen e vendosur të Greqisë për perspektivat e anëtarësimit të Kosovës në BE, si pjesë e integrimit të Ballkanit Perëndimor, një synim strategjik afatgjatë i Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *