Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar gjatë ditës së shtunë me Grupin për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.

Ky grup ka kërkuar takim me Kryeministrin Kurti për t’i shprehur brengat dhe kërkesat e tyre në lidhje me disa çështje.

Gjendja me ujin e pijes nuk është e qëndrushme, prandaj edhe nevoja për liqene artificiale është e madhe. U diskutua edhe për lumenjtë, brigjet e shtretërit e të cilëve duhet të rregullohen e pastrohen, problemin me shpyllëzimin e maleve, të hidrocentraleve dhe deponive të hapura të mbeturinave, transmeton RTK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *