Sekretari-Gjerenal i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka shprehur shqetësimin për ndikimin e pandemisë së COVID-19 në gjendjen psikike dhe vuajtjet psikologjike të njerëzve.

“Problemet e shëndetit mendor, përfshirë depresionin dhe ankthin, janë disa nga shkaqet e mjerimit në botë”, ka thënë Guterres përmes një shkrimi në faqen e KB-ve.

Duke u bërë thirrje qeverive, shoqërisë civile dhe autoriteteve shëndetësore që të bëhen bashkë urgjentisht për të adresuar ndikimin mendor të pandemisë, ai ka paralajmëruar për gjendjen pasi pandemia të ketë mbaruar.

“Edhe kur pandemia të jetë nën kontroll, pikëllimi, ankthi dhe depression do të vazhdojnë të prekin njerëzit dhe komunitetet” ka thënë Guterres.

Ai u bëri thirrje qeverive  që në Asamblenë e ardhshme Botërore të Shëndetësisë të shfaqin zotime ambicioze në çështjet e problemeve mendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *