Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është hapur ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”.
Kjo ekspozitë, që dokumenton një shekull histori, është hapur në lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, transmeton Koha.net.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes kanë qenë përfaqësues nga Shqipëria, kryeshefi i arkivave të Kosovës dhe drejtori i muzeut, të cilët kanë folur për rëndësinë e saj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 21 shkurt.