Kosova ka hapur të dielën amabasadën e vet në Izrael, në qytetin e Jerusalemit.

Në postimin e saj në Twitter, ambasadorja e parë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka thënë se ky është një moment historik për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Jerusalem, që ishte si pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit.

Ndërkohë, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahiri, ka thënë se për shkak të pandemisë nuk ka qenë e mundur që zyrtarët nga qeveria në detyrë e Kosovës të jenë prezent në vendin e hapjes së ambasadës.

Tahiri gjithashtu tha se pret që vendosjen e ambasadës në Jerusalem ta respektoj edhe qeveria e re që do të formohet në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *