Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar veprimin e Kryeministrit Avdullah Hoti në përzgjedhjen e Skender Hysenit si koordinator shtetëror në doialogun me Serbinë.

Haradinaj, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeveritar, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për veprimin e Hotit, derisa ka shtuar se çështja e dialogut nuk mund të përvetësohet nga askush.

“Nuk funksionon kështu, në të kaluarën i kanë shkaktuar dëme Kosovës, kështu kemi mbërri te tavolina e Mogherinit kur një klub i vogël e njerëzve, klubi i njëjtë që të ka përfaqësuar ne kemi mbetur duke i shikuar”, ka thënë Haradinaj për Klan Kosova.

Kreu i AAK-së gjithashtu tha se kryeministri “Hoti nuk ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës, nuk e gëzon atë të drejtë, ai nuk e gëzon të drejtën me e kyç Kosovën në një proces pa kufi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *