Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vendosur që ta lë në dorë të fituesve të zgjedhjeve çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Haradinaj sot është takuar me kreun e LVV-së, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani.
Pas takimit, Haradinaj tha se çështja e presidentit “është në përgjegjësinë e tyre”, duke theksuar se AAK-ja do të mbetet në rol opozitar.
“Fituesit e zgjedhveve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Express.
Gjithashtu, Haradinaj tha se i takon fituesve të zgjedhjeve që të jenë të përgjegjshëm dhe të mos e dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.