Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje “të menjëhershme” nga pozita e Ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ajo ka njoftuar se është larguar edhe nga të gjitha funksionet e saj në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga anëtarësia.

“Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes time”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.

Ky vendim i saj vjen pak ditë pasi në një medium u publikua një video-incizim ku pretendohet se bashkëshorti i saj ka qenë i përfshirë në blerjen e votave të zgjedhjeve të  14 shkurtit.

Nw njoftimin e saj, Haradinaj-Stublla ka kwrkuar nga “Prokuroria e Shtetit të ndriçojë para së gjithash vërtetësinë e video-inskenimit të plasuar në mënyrë të dyshimtë”, siç ka thënë ajo, “në pseudo-portale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *