Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris mbështeti sot thirrjet për një hetim ndërkombëtar për krime lufte ndaj Rusisë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë dhe bombardimin e civilëve.

Gjatë një vizite në kryeqytetin polak Varshavë, Harris dënoi ato që ajo i cilësoi si “mizori të përmasave të paimagjinueshme”.

Harris shprehu indinjatën për bombardimin e maternitetit të Mariupolit të mërkurën dhe skenat e evakuimit të grave shtatzëna të gjakosura.

“Absolutisht që duhet të ketë një hetim”, tha Harris, transmeton VOA.

“Është e qartë për ne që Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë”, tha presidenti polak Andrzej Duda duke folur përkrah nënpresidentes amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *