Prince Harry dhe gruaja e tij Meghan kanë nënshkruar marrëveshje disa vjeçare me kompaninë Netflix, për të krijuar filma, seriale dhe emisione për fëmijë.

Ky është një lajm i mirë për Dukën dhe Dukeshën e Sussex të cilët tashmë arrijnë të jetojnë nga të ardhurat e tyre pasi hoqën dorë nga përfitimet si pjesëtarë të familjes mbretërore britanike.

Harry dhe Meghan janë zhvendosur në Kalifornia dhe tani kanë një kompani produksioni përmes së cilës do të krijojnë projekte për Netflix, derisa synojnë të krijojnë filma dhe emisione. Nuk pritet që ata të shfaqen në këto prodhime, por mund të ndodh vetëm në prodhimet e llojeve të dokumentarit.

Së fundmi, Harry u paraqit në dokumentarin e Netflix, Rising Phoenix, derisa Meghan iu rikthye ekranit si narratore në një rol në dokumentarin Elephant të krijuar nga Disney.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *