Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se përballja me përhapjen e koronavirusit tani duhet të bëhet përmes imunizimit publik.

Gjatë ditës së martë, nga 24 raste të infektuar në gjithë Kosovën, 14 ishin nga Komuna e Gjilanit.

“Distancimi social ka dhënë efekte, por kemi neglizhuar distancimin në familje. Kam thënë edhe më herët ‘mos shko dhe mos prano mysafirë’. Ndryshe besoj se ka ardhur koha që të fillohet me imunizim publik”, ka thënë Haziri në InteraktivKTV.

Sipas tij, lufta kundër koronavirusit nuk mund të bëhet duke u mbyllur tërësisht.

“Hapja e sektorëve të mëdhenj të ekonomisë e ka tregu qartë se nuk kemi raste të reja, nuk janë burim i infeksionit, pasi është punuar sipas udhëzimeve. Duke e hapur edhe sektorin e shërbimeve shkojnë drejt një imunizimi publik, nuk mundemi me luftu këtë pandemi nëse mbyllemi hermetikisht”, ka thënë Haziri.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të përdorin masat mbrojtëse, të mos kenë kontakt me njerëzit që nuk i përdorin ato. Sipas tij, kështu do të ndodh gradualisht imunizimi publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *