Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka treguar se cilat do të jenë preokupimet e politikës gjermane në Kosovë gjatë muajve të ardhshëm.

Tani, kur Gjermania ka marrë drejtimin e presidencës së Këshillit të BE-së, Heldt tha se nuk do të mund të bëjë gjithçka, por se do ta kenë prioritet situatën me pandeminë me moton “bashkë për rikuperimin e Evropës”.

Ndërsa, sa i përket Kosovës ai theksoi tri qështjet ku do të jetë fokusi.

“Tri çështje të mëdha që do të jenë në fokus të gjashtëmujorit të ardhshëm në Kosovë, përveç temave të përgjithshme të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, sfidat e pandemisë, dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave”, ka thënë Heldt, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *