Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka riktheksuar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara karshi dialogut Kosovë-Serbi është që të përmbyllet me njohje reciproke, por që deri aty ka ende punë për t’u bërë.

Hill e sheh si “shumë të rëndësishme” që të bëhen hapat e tjerë “që duhet kaluar” deri në arritjen e përmbylljes me njohjen reciproke.

Hill ka thënë se para se të arrihet tek çështja e njohjes, janë edhe disa çështje të tjera të rëndësishme që duhet diskutuar, duke listuar punën e energjisë në veri, të pagjeturit dhe duke e ritheksuar atë se cila do të jetë e ardhmja e serbëve në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Për diplomatin amerikan, qështjet e letërnjoftimeve dhe targave s’janë dhumë të vështira dhe sipas tij duhet të lëvizet përpara me temat e rënda siç është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *