Holanda ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e saj karshi hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Qartësisht, nuk ka ende dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.. Drita jeshile vjen kur të përmbushen kriteret. Për Holandën, Maqedonia e Veriut ka përmbushur kushtet, por për Shqipërinë presim më shumë rezultate“, ka deklaruar Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, transmeton ABCNews.

Skepticizmi i shprehur nga Holanda kundrejt Shqipërisë por jo Maqedonisë së Veriut lidhet me një sërë faktorësh por si kryesor ata gjithmonë i kanë mëshuar luftës kundër krimit të organizuar.

Tetorin e kaluar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pësuan disfatë në ambiciet e tyre evropiane. Drejtuesit evropianë kundërshtuan hapjen e procesit të pranimit të këtyre vendeve të Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *