Në ditën e dytë të muajit shtator, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të zhvilloj bisedë me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Të dy do të priten atje nga këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Robert O’Brien dhe i dërguari i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.
“SHBA-ja beson se përparimi në çështjet ekonomike është kyç në avancimin e procesit të paqes”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë një zyrtar i lartë në administratën amerikane.
Edhe Hoti dhe Vuçiq kanë thënë se në këtë takim do të flitet për çështjet ekonomike, derisa kanë mirëpritur ftesën e Grenell për takimin e 2 shtatorit.
Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rifilluan gjatë muajit korrik në Bruksel.